Ministri i Mbrojtjes së Italisë Guido Crosetto tha për gazetarët në margjinat e prezantimit në Romë të rezultateve të turneut botëror të Vespucci-t, se vendi i tij nuk është i përgatitur për një sulm nga Rusia apo nga një vend tjetër.
“Ne nuk jemi gati për një sulm rus ose një sulm nga një komb tjetër; e kam thënë këtë për një kohë të gjatë. Mendoj se kemi detyrën ta vendosim këtë vend në një pozicion për t’u mbrojtur nëse ndonjë i çmendur vendos të na sulmojë: Nuk po flas për Putinin, po flas për këdo.
Ne nuk jemi gati sepse nuk kemi investuar më shumë në mbrojtje në njëzet vitet e fundit, dhe për këtë arsye nuk mund të rikuperojmë njëzet vjet në një ose dy vjet”, tha ai.