Ambasadori rus në Londër, Andrey Kelin u thirr sot në ministrinë e Jashtme me urdhër të Sekretares së Jashtme Britanike Yvette Cooper për të protestuar kundër “shkeljes së paprecedentë të hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s” që i atribuohet droneve të Moskës dhe “inkursionit të mëvonshëm në Rumani”.
Kjo u tha në një deklaratë ku përsëritej “dënimi i pakursyer i këtyre veprimeve të pamatura”. Cooper më pas vlerësoi reagimin kolektiv të NATO-s dhe vendosmërinë e aleatëve për të qëndruar në krah Kievit.
“Rusia duhet t’i japë fund luftës së paligjshme në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.