FLASH :

Protestuesit anti emigrant në Londër bëjnë një pauzë duke blerë kebab tek turqit

Një moment i pazakontë dhe ironik është bërë viral në rrjetet sociale, ku disa protestues të ekstremit të djathtë, pjesëmarrës në një marshim kundër emigracionit në Londër, u panë duke ndaluar për të blerë ushqim nga dyqane në pronësi të emigrantëve.

Pamjet tregojnë disa prej protestuesve, që mbanin pankarta me mesazhe kundër emigracionit, duke pritur në radhë për të blerë ushqime në një dyqan turk dhe një restorant indian. Pas blerjeve, ata janë kthyer në marshim për të vijuar protestën.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku shumë përdorues kanë vënë në dukje kontradiktën e dukshme mes qëndrimeve të protestuesve dhe veprimeve të tyre në praktikë.