FLASH :

Humb turisti çek në Durrës, 67-vjeçarja kallëzon zhdukjen e tij në polici

Një turist çek është denoncuar i zhdukur nga Policia në Durrës, pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshortja e tij. Ngjarja është raportuar në Stacionin e Policisë Plazh, ku shtetasja A. P., 67 vjeçe, me banim në Çeki, ka njoftuar se bashkëshorti i saj, P. P., 68 vjeç, është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë, menjëherë pas kallëzimit janë organizuar kontrolle për gjetjen e 68-vjeçarit dhe janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat përkatëse.