FLASH :

Pengmarrje në Tiranë/ Dy të rinj rrëmbejnë 56-vjeçarin pas sherrit me të birin

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy 28-vjeçarë, të dyshuar për heqje të paligjshme të lirisë ndaj një burri 56-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasit E. Z. dhe E. N., dyshohen se kanë mbajtur peng për disa orë një 56-vjeçar, në lidhje me një konflikt të mëparshëm që kishin me djalin e tij.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.