Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 64-vjeçare.
63-vjeçari banues në Klos u arrestua për veprën penale “Marrdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin I.C., 63 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Marrdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 64-vjeçare”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.