Papa Leoni XIV feston sot 70-vjetorin e lindjes. Që prej Papa Gjon Palit II në vitin 1990, nuk ka pasur një papë që të arrinte këtë moshë në nisje të pontifikatit.
Megjithatë, Papa Leoni XIV nuk ka shfaqur asnjë shenjë ngadalësimi. Me një ritëm të pandalur dhe një axhendë të dendur, ai ka krijuar një prani të fuqishme në skenën ndërkombëtare dhe në jetën e brendshme të Kishës.
Që në ditën e parë të papatit, më 8 maj, ai e ka bërë të qartë drejtimin që do të marrë: një thirrje e vazhdueshme për paqe të çarmatosur, në një botë të përçarë. Në vetëm katër muaj, ka bërë dhjetëra apele publike kundër luftës – nga Ukraina e deri në Gaza dhe Afrikë – duke ofruar Vatikanin si një terren neutral për dialog.
Ndër urimet e shumta për ditëlindjen, më prekësja erdhi nga vizatimet e fëmijëve të shtruar në spitalin pediatrik “Bambino Gesù” në Romë.