FLASH :

Lupusi, sëmundja e fshehtë që mund të jetojë me ty për vite pa e ditur

Mjekët paralajmërojnë se gjithnjë e më shumë njerëz po diagnostikohen me Lupus, një sëmundje autoimune ku trupi fillon të sulmojë veten. Shpesh quhet “sëmundja kameleon” sepse imiton shumë probleme të tjera dhe kalon pa u zbuluar për vite.

Shenjat që duhet të kesh parasysh:
• Lodhje e fortë edhe kur pushon
• Dhimbje ose enjtje të kyçeve
• Skuqje në fytyrë (shpesh në formë fluture)
• Rënie flokësh pa arsye
• Ndjeshmëri ndaj diellit
• Temperaturë e lehtë që vjen e shkon

Pse është e rrezikshme?
Sepse mund të prekë organet pa dhënë shenja të dukshme. Diagnoza e hershme është jetike në shumë raste shpëton jetën.