FLASH :

Të rinjtë përdorin AI për të shkruar aplikimet për punë, ndërsa Burimet Njerëzore përdorin AI për t’i lexuar ato

Një raport i ri i vitit 2025 ka nxjerrë në pah një paradoks të pazakontë në tregun e punës: të rinjtë po përdorin inteligjencën artificiale për të përgatitur aplikimet e tyre, ndërsa departamentet e Burimeve Njerëzore po mbështeten gjithnjë e më shumë tek e njëjta teknologji për t’i lexuar dhe filtruar ato.

Sipas Raportit Job Seeker Nation 2025, 69% e aplikantëve përdorin AI për të gjetur vende pune, dhe mbi gjysma e tyre e shfrytëzojnë për të shkruar CV-të dhe letrat e motivimit. Por kjo praktikë po krijon një “loop” digjital ku algoritmet lexojnë punën e algoritmeve. Rekrutuesit thonë se shumë letra motivimi duken identike dhe shpesh nuk arrijnë tek një sy njerëzor, pasi sistemet e filtrimit automatizohen gjithnjë e më shumë.

Ky zhvillim ka pasoja konkrete për të rinjtë që kërkojnë punë. Të dhënat e Stanford University tregojnë një rënie me 13% të punësimit fillestar në industritë e ekspozuara ndaj AI – rënia më e madhe e viteve të fundit. Sipas ekspertëve, ndërsa kompanitë fitojnë efikasitet përmes teknologjisë, kandidatët e rinj po humbasin mundësinë për të dalë në pah me aftësitë e tyre reale.

Raporti e përshkruan situatën si një paradoks: produktiviteti dhe shpejtësia e proceseve rriten, por mundësitë për punësim zvogëlohen. Për shumë të rinj, kërkimi i punës ndjehet më pak njerëzor se kurrë më parë, teksa njerëzit presin ndërkohë që algoritmet “flasin” me njëri-tjetrin.