FLASH :

Dy raste vjedhjeje brenda pak ditësh, Policia arreston dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me precedentë të mëparshëm penalë

Si rezultat i hetimeve, Policia së Cërrikut kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar për vjedhje pronash, duke goditur kështu dy raste kriminale në qytet.

Në pranga kanë rënë një 35-vjeçar i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe një tjetër 31-vjeçar, i dyshuar për vjedhje të një celulari. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse të ndaluarit janë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në këtë zonë.

Njoftimi:

Cërrik/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve për dy raste të vjedhjes, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. 

– Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje.
35-vjeçari dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut.

– K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik.
31-vjeçari ,dyshohet se më datë 12.09.2025, i ka vjedhur celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.