Merr fund hipokrizia e Ramës , i cili prej vitesh përsërit publikisht se Shqipëria voton si Bashkimi Europian në politikën e jashtme dhe në qëndrimet ndërkombëtare.
Në votimin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u hodh në votë rezoluta për njohjen e shtetit palestinez, Shqipëria zgjodhi të abstenojë, duke mos e mbështetur rezolutën dhe duke mos u rreshtuar as kundër saj.Pavarësisht qëndrimeve të përbashkëta të vendeve evropiane në mbështetje të rezolutës për shtetin palestinez, Shqipëria vendosi të abstenojë, duke u distancuar nga linja që ndjek Bashkimi Europian.
Kjo është një tjetër goditje për imazhin zyrtar të qeverisë, që prej kohësh përpiqet të krijojë perceptimin se Shqipëria ndjek me përpikëri politikën e jashtme të BE-së.