Një zjarr ka rënë rreth orës 01:30 të mëngjesit në një banesë në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Gj. Q., duke shkaktuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
Njoftimi:
Informacion paraprak
Rreth orës 01:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, dyshohet se, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. Q. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.







