Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka shpërndarë pamje nga një rast i rrezikshëm parakalimi të kryer në segmentin rrugor Qukës–Qafë Plloçë.
Në video shihet automjeti me targa AB174OJ, i cili kryen një manovër parakalimi në mënyrë të rrezikshme duke vënë në rrezik jetën e vetë drejtuesit, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia bën apel për respektim të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se këto shkelje do të ndëshkohen me masa administrative dhe, në raste të përsëritura, me bllokim të patentës.
Institucioni i rendit rikujton se segmenti Qukës–Qafë Plloçë është një nga rrugët më të ndjeshme dhe të rrezikshme, ku manovrat e pakujdesshme mund të rezultojnë fatale.