FLASH :

Tedi Blushi zyrtarizohet si kreu i grupit parlamentar të PL: Në krye të Kuvendit u zgjodh Niko inceneratori

Me nisjen zyrtarisht të Parlamentit në seancën e sotme, Partia e Lirisë duket se ka zyrtarizuar edhe kryetarin e grupit parlamentar.

Tedi Blushi, në një reagim pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Parlamentit, e akuzoi për lidhje me atë që ai e quan “mafia e inceneratorëve”.

“Sot në krye të Kuvendit u zgjodh Niko inceneratori ose Niko helmi i aferës së “Silikon Mix”. Zyrtarisht mafia e inceneratorëve mori sot edhe drejtimin e Kuvendit. Pronari i inceneratorëve, Edi Rama vuri në krye të Kuvendit ushtarin e inceneratorëve, ortakun e Klodian Zotos. Mafia e inceneratorëve vazhdon të kapë institucionet sepse afera ende vijon për shkak të SPAK. Altin Dumani është “kumbari” i mafias së inceneratorëve, aferë e cila ende vijon sepse pagesat e aferës ende vijojnë”, u shpreh kreu i grupit të PL, Tedi Blushi.