Unicode Consortium ka konfirmuar ‘emoji’-t e reja që do të prezantohen vitin tjetër.
Po, për ata që nuk e dinë, ekziston një organizatë jofitimprurëse që krijon një gjuhë të standardizuar mes përdoruesve të pajisjeve të ndryshme. Nëse përdor iPhone dhe i dërgon një flamingo shokut tënd që përdor Android, edhe ai do të shohë të njëjtën ikonë. Kjo organizatë ka fjalën e fundit për ‘emoji’-t që prezantohen.
‘Emoji’-t e reja janë një trompë, një sënduk thesari, një fytyrë me sy të zgurdulluar, re sherri, zemra e mollës, një balenë orka, një balerin pa gjini, një rrëshqitëse dhe Këmbëmadhi.
Tani arsenali bëhet edhe më i madh duke ju lënë hapësira të shumta për të rrëfyer historitë më të çuditshme.
‘Emoji’-t do të kenë gjithashtu mundësinë për të zgjedhur ngjyrën e lëkurës te ikonat të cilat kanë më shumë sesa një person.