Një aksident rrugor është regjistruar sot pranë hyrjes së portit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me dy mjete të tjera që ndodheshin në zonë.
Drejtuesi i mjetit ka dalë me vështirësi nga makina, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja ka shkaktuar përkohësisht bllokim të qarkullimit në segmentin hyrës të portit. Rrethanat e aksidentit janë ende në hetim.