Një nga recetat më të vjetra shëruese po rikthehet fuqishëm: hudhra e fermentuar në mjaltë. Ekspertët e ushqyerjes natyrale thonë se kjo përzierje është një nga antibiotikët më të lashtë dhe më të fuqishëm të të gjitha kohërave.
Si përgatitet?
• Merrni thelpinjtë e hudhrës, ndajini në gjysma.
• Vendosini në mjaltë dhe lërini të fermentohen për rreth 2 javë.
• Pas fermentimit, përzierja fiton veti antibakteriale dhe anti-virale shumë më të forta se hudhra e freskët.
Si përdoret?
• Merr 1 lugë çaji esëll në mëngjes si mbrojtje të përditshme.
• Në rast gripi ose infeksioni, mund të merret 2–3 herë në ditë për të përforcuar imunitetin.
Për çfarë përdoret?
• Forcon sistemin imunitar
• Lufton infeksionet bakteriale dhe virale
• Ndihmon në pastrimin e organizmit nga toksinat
• Mbështet shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut
Shumë kultura e kanë përdorur për shekuj si mjet parandalues kundër sëmundjeve të stinës dhe për forcimin e trupit gjatë dimrit.