Prokurorët federalë gjermanë thanë të premten se kishin marrë përsipër një hetim, mbi një përpjekje të dyshuar islamiste për të vrarë dy persona në qytetin e Essenit javën e kaluar.
I dyshuari, një shtetas kosovar i identifikuar vetëm si Erjon S për të mbrojtur privatësinë e tij, akuzohet për tentativë vrasjeje të një mësuesi me të cilin njihej në një kolegj profesional më 5 shtator, përpara se të godiste me thikë në shpinë një kalimtar të rastësishëm në rrugë.
”I riu penalisht përgjegjës”, dyshohet se eci drejt Sinagogës së Vjetër në Essen, duke kërkuar viktima të tjera, të cilat nuk i takoi dot, thanë prokurorët në një deklaratë.
Të dy viktimat u plagosën rëndë në sulm dhe i dyshuari pësoi një plagë me armë zjarri gjatë arrestimit të tij.
“I akuzuari veproi i bazuar në një bindje radikale islamiste, të drejtuar kundër shoqërisë liberale gjermane”, thuhej në deklaratë, duke shtuar se sulmi i tij kishte dëmtuar sigurinë në vend.
Zyra e prokurorit federal merr juridiksion mbi çështjet kur dyshohet se ka një komponent islamist ose të sigurisë kombëtare.