Gjithnjë e më shumë çifte po përballen me atë që psikologët e quajnë martesë e bardhë një martesë ku nuk ka marrëdhënie intime ose ato janë shumë të rralla. Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të qëllimshme, por për një gjendje që lind nga mungesa e dëshirës për intimitet nga njëri ose të dy partnerët.
Pse ndodh kjo mungesë?
• Stresi dhe lodhja kronike që shterojnë energjinë emocionale dhe fizike.
• Probleme hormonale ose shëndetësore që ndikojnë tek dëshira seksuale.
• Distanca emocionale në çift që me kohë shuan tërheqjen fizike.
• Trauma ose përvoja të vështira që bllokojnë afërsinë.
Çfarë ndodh me çiftin?Shpesh dashuria dhe respekti mbeten, por mungesa e intimitetit sjell një boshllëk të madh. Me kalimin e kohës, pasioni zbehet, marrëdhënia humbet ngjyrën romantike dhe partneri fillon të shihet më shumë si shok apo familjar, sesa si partner në kuptimin e plotë të fjalës.
Ekspertët thonë: Komunikimi i hapur dhe puna për të rikthyer afërsinë janë thelbësore për të mos e lënë martesën të kthehet në një shoqëri pa pasion.