Prej disa muajsh, emrat e Santiana Malokut dhe Patris Berishës kanë qarkulluar shpesh në mediat rozë, për shkak të dyshimeve se mes tyre ekziston një raport më i afërt se miqësia.
Edhe pse të dy nuk kanë konfirmuar asnjëherë publikisht një lidhje, afrimiteti i tyre i shpeshtë në publik dhe në rrjete sociale i ka bërë fansat të aludojnë për diçka më shumë.
Pak kohë më parë, dyshja u bë sërish temë diskutimi kur u vunë re se nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ky veprim u interpretua nga ndjekësit si shenjë e një ftohjeje mes tyre, duke shtuar kuriozitetin mbi marrëdhënien që i lidh.
Megjithatë, duket se “krisja” nuk ka zgjatur shumë.
Tashmë Santiana dhe Patris janë parë sërish duke u ndjekur në këtë rrjet social, duke dhënë sinjal se raporti i tyre është rikthyer në normalitet.
Kjo lëvizje ka mjaftuar që fansat të komentojnë sërish për marrëdhënien e tyre, me disa që besojnë se bëhet fjalë për një miqësi të thjeshtë, ndërsa të tjerë janë të bindur se mes tyre ka diçka më tepër.
