FLASH :

Tiranë / 17-vjeçarja largohet nga banesa, nëna bën kallëzimin në Polici

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në Tiranë.

Më datë 11 shtator 2025, shtetasja L. N. ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë se më datë 10 shtator 2025, vajza e saj e mitur, vetëm 17 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë nisur punën për gjetjen e adoleshentes dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht, hetimet janë në vijim, ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.09.2025, shtetasja L. N., kallëzon se më datë 10.09.2025, është larguar nga banesa vajza e saj e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme