FLASH :

Pamje SHOKUESE/ 44-vjeçarin në Durrës e zë rryma elektrike, humb jetën duke lënë pas tre fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Durrësin dhe është kaluar nga mediat dhe institucionet si diçka normale.

Kjo është prova e gjallë që në këtë vend duhet të jemi të kujdesshëm çdo ditë për jetën tonë, pasi për shtetin jemi thjesht një më pak…

Një tragjedi që u tentua të shitej si një vdekje normale në publik.

44-vjeçari Fatbardh Kaloshi, baba i tre fëmijëbe humbi jetën tragjikisht pasi ra në kontakt me rrymën në një shtyllë elektrike të zhveshur prej muajsh teksa këmbët i kishtë të zhytura në ujin e shiut që mbuloi qytetin.

Banorët e zonës prej disa javësh kishin njoftuar OSHEE për shtyllën elektrike me tela korrenti jashtë që përbënte rrezik serioz për kalimtarët dhe fëmijët.