FLASH :

Lamine Yamal hap zemrën: “Jeta më ka ndryshuar plotësisht, ‘mbretëresha’ ime është…

Lamine Yamal, ‘yll’ i ri i Barcelonës, ka treguar anën e tij më personale në një intervistë për podcast-in “Resonancia de Corazón”, ku foli për jetën, origjinën dhe momentet e vështira që ka kaluar familja e tij.

“Jeta ime ka ndryshuar në çdo aspekt. Më parë mund të bëja çfarë të doja, të dilja me shokët, të pija diçka me ta, por tani nuk është më e mundur. Gjatë turneut veror në Kore, Japoni dhe Kinë, ishte e pamundur të dilje jashtë, por jam i lumtur me këtë rrugëtim”, u shpreh 18-vjeçari blaugrana.

Yamal ndaloi edhe te marrëdhënia e veçantë me nënën e tij, Sheila Ebana, të cilën e quan “mbretëreshën” e tij:

“Mamaja ime punonte shumë dhe nuk mund të ishte gjithmonë pranë meje, por çdo mbrëmje më gatuante darkën. Ia kam blerë një shtëpi, e meriton gjithçka. Ajo është ajo që dua më shumë në botë.”

I riu kujtoi gjithashtu një dhuratë të veçantë nga nëna e tij: “Më bleu PlayStation 4, që për mua ishte gjithçka në atë kohë. Tani luaj shumë me PlayStation 5. Edhe sikur të kisha vilën më të madhe në botë, do të rrija gjithmonë në dhomën e playstation-it.”

Në rrëfimin e tij nuk mungoi as kujtimi i një momenti dramatik, kur babai i tij u plagos me thikë në Marok:

“Isha vetëm 16 vjeç kur mora lajmin. Ishte shokuese, mendova menjëherë të shkoja në stacionin e trenit në Mataró për të udhëtuar, por kushëriri im nuk më lejoi. Ishte një periudhë shumë e vështirë, edhe pse ditën tjetër shkova në stërvitje. Më pas, babai më telefonoi dhe më tha se ishte mirë dhe të qëndroja i qetë. E vizitova në spital të nesërmen.”

Në fund, talenti spanjoll foli edhe për polemikat që lindën gjatë festës së ditëlindjes së tij të 18-të:

“Nuk jam i zemëruar. Ka pasur shumë përpjekje për ta prishur gjithçka, por unë jam i qetë.”