FLASH :

Nga Audi A8 plumba drejt 33 vjeçarit/ Si u tentua të vritej Orges Buzi në Fier! 2 persona merren të pandehur

Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim dy persona pasi tentuan të vrisnin me armë Orges Buzin më 30 korrik të vitit 2023,  në vendin e quajtur Kompleksi “Albes”, i cili ndodhet në lagjen “Sheq i Madh.

Të pandehur u morën Enea (Ledion ) Nebiun dhe Klenis Kazazajn, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e tentativës për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Sheq i madh” në Fier. 

Prokuroria ka zbardhur dhe dinamikën e tentativës e vrasjes, si Enea Nebiu pas debatit banal me Orges Buzin e ka qëlluar këtë  të fundit nga brenda makinës Audi A8

Njoftimi i Prokurorise

Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim procedimin penal për vrasjen e mbetur në tentaivë ndaj shtetasit O.B

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit E.N. dhe K.K., për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë ndaj shtetasit O.B., ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municiionit’ dhe ‘Moskallëzimi i krimit’ parashikuar nga nenet 76-22, 278/1 dhe 300 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 904, viti 2023, lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 30.07.2023 në vendin e quajtur Kompleksi “Albes”, i cili ndodhet në lagjen “Sheq i Madh, Fier, ku si pasojë e goditjes me armë zjarri ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi O.B. 

Pas kryerjes së veprime hetimore të plota u provua se, më datë 30.07.2023, rreth orës 04.00, viktima O.B ka qenë ulur në lokalin e kompleksit “Albes” në shoqërinë e personave të tjerë dhe aty janë afruar me automjetin Audi A8 me ngjyrë të zezë edhe të pandehurit E.N dhe K.K, ku ndërmjet tyre ka pasur një debat banal dhe më pas të pandehurit E.N dhe K.K janë larguar me automjetin e tyre. 

Më pas, rreth orës 05.30, rezulton se të pandehurit janë kthyer sërish në lokalin e kompleksit “Albes” dhe janë konfliktuar me fjalë me viktimën, dhe pasi i pandehuri E.N është futur në automjetin e tij, nga brenda automjetit të tij ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit O.B, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Në automjetin e shtetasit E.N ka qenë si pasagjer shtetasi K.K. Pas ndodhjes së ngjarjes të dy personat janë larguar.

Në kuadër të procedimit penal është njoftuar akuza dhe është marrë si i pandehur shtetasi E.N për veprën penale të parashikuar nga neni 76-22 dhe 278/1 dhe shtetasi K.K për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i K.Penal. 

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.