Internetin po e pushtojnë teoritë dhe dyshimet për një skenar të errët pas atentatit ndaj Charlie Kirk. Pamjet e publikuara nga ngjarja tregojnë se dy burra, pak sekonda përpara të shtënave, shfaqen duke bërë gjeste të çuditshme, të cilat shumë “sherlokë” online i cilësojnë si sinjale për atentatorin.
Në video shihet një burrë me kapelë të bardhë që kapet për buzën e kapelës në mënyrë të dukshme, ndërsa menjëherë pas tij një tjetër, i veshur me bluzë të zezë, hap krahët sikur të shtynte ajrin përpara. Sipas komentuesve, ky moment nuk është aspak rastësor, por një kod i fshehtë komunikimi për të koordinuar sulmin. Debati ka shpërthyer në rrjet, me shumëkënd që kërkon hetim të thelluar mbi rolin e tyre.
A ishte rastësi apo sinjal i qëllimshëm? Pyetja mbetet e hapur, ndërsa teoritë po bëhen gjithnjë e më shpërthyese në internet.