Municionet e gjetura në vendin e vrasjes së Charlie Kirk thuhet se ishin shenjuar me mesazhe pro-transgjinore dhe antifashiste.
FBI zbuloi më herët sot se personi i armatosur u hodh nga ndërtesa, rreth 180 metra përballë vendit ku 31-vjeçari Kirk u qëllua në fyt, dhe u largua në një lagje në këmbë.
Gëzhojët e plumbave nga pushka e përdorur e kalibrit .30, e cila u zbulua në pyllin aty pranë, ishin gdhendur me “fjalëzime” në mbështetje të ideologjisë transgjinore dhe Antifa, raporton Wall Street Journal.
Shenjat ishin gjithashtu në pushkë, sipas WSJ.
Zyrtarët amerikanë thanë se kishin ndjekur lëvizjen e të dyshuarit dhe kishin video që e identifikonte atë, por po kryenin hetime të mëtejshme përpara se ta publikonin atë.
Gjurmët e pëllëmbëve dhe të këmbëve janë gjetur dhe po përdoren për të ndihmuar në gjurmimin e të dyshuarit, thanë ata.