FLASH :

Në gjendje jo të mirë shëndetësore? Blero publikon pamje duke marrë trajtim mjekësor

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka alarmuar ndjekësit e tij pasi ka ndarë një fotografi në InstaStory ku shihet duke marrë serum.

Nga pamjet, artisti siç shihet po përballet me probleme shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim për t’u rikuperuar.

Megjithëse nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth gjendjes së tij, postimi ka nxitur reagime të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që Blero ndan momente nga jeta personale dhe peripecitë shëndetësore me publikun, duke treguar transparencë dhe lidhje të ngushtë me ndjekësit.

E sa i përket muzikës, ai tani ka bërë një distancim për t’u fokusuar në projekte të tjera.

Së fundmi u bë e ditur se Blero kaloi si menaxher sportiv, ku mori përsipër disa talentë të rinj të kësaj fushe.