Vendimi përfundimtar i Irlandës do të merret pasi organizatorët e Eurovisionit, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), të kenë dhënë vendimin e tyre. Konkursi i vitit të ardhshëm do të mbahet në Vjenë, në maj.
Transmetuesi irlandez RTÉ ka njoftuar se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2026 nëse Izraeli merr pjesë.
Sipas një deklarate, pjesëmarrja e Irlandës në konkurs “do të ishte e papranueshme, duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të papërshkrueshme të jetëve në Gaza”.
Vendimi përfundimtar i Irlandës do të merret pasi organizatorët e Eurovisionit, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), të kenë dhënë vendimin e tyre. Konkursi i vitit të ardhshëm do të mbahet në Vjenë, në maj.
Edhe transmetuesi kombëtar i Sllovenisë, RTVSLO, ka deklaruar se do të tërhiqet nga konkursi nëse Izraeli merr pjesë. Po ashtu Ministri i Kulturës së Spanjës, Ernest Urtasun, ka bërë të ditur se edhe vendi i tij mund të mos marrë pjesë në Eurovision në rast të pjesëmarrjes së Izraelit.
Stefan Eriksson, përfaqësues i transmetuesit kombëtar të Islandës, RÚV, tha se pjesëmarrja e vendit të tij në Eurovisionin e vitit 2026 “varet nga rezultati i procesit aktual të konsultimit brenda EBU-së, për shkak të pjesëmarrjes së transmetuesit publik izraelit, KAN”.
Ai shtoi gjithashtu se RÚV “rezervon të drejtën të tërhiqet nga pjesëmarrja nëse EBU nuk jep një përgjigje të kënaqshme”.
Qëndrimi i RTÉ është se Irlanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2026 nëse pjesëmarrja e Izraelit vazhdon. Një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pas vendimit të EBU-së. RTÉ është thellësisht i shqetësuar nga vrasja e synuar e gazetarëve në Gaza, mohimi i aksesit të gazetarëve në zonë, si dhe situata e pengjeve që mbeten”, tha RTÉ në një deklaratë.
Më shumë se 70 ish-konkurrentë të Eurovisionit nënshkruan një letër duke u bërë thirrje organizatorëve që Izraeli të mos merrte pjesë në garën që zhvillua këtë vit.