Gjatë kontrollit në kamionçinën e Samir Vuçitërnës efektivët gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë.
Kukës– Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Shishtavec.
Gjatë kontrollit në kamionçinën e Samir Vuçitërnës efektivët gjetën produkte ushqimore, pa faturë.
53-vjeçari u arrestua për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Automjeti dhe produktet u sekuestruan si provë materiale.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin S. V.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.