Dragan Stojkovic po kalon momente të vështira në stolin e Serbisë.
Tekniku ka përfunduar në shënjestër të tifozëve, të cilët e kanë akuzuar për humbjen e thellë ndaj Anglisë.
Pas disfatës 5-0, tifozët kanë shkarkuar largimin e Stojkovic, i cili duket se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Ndeshja me Shqipërinë muajin e ardhshëm do të jetë vendimtare për të ardhmen e teknikut 60-vjeçar.
Një tjetër humbje për Serbinë ndaj kuqezinjve, do të komplikonte situatën në grup dhe shkarkimi i trajnerit do të ishte i pashmangshëm.