Në prezantimin e sulmuesve të rinj të Juventusit, Edon Zhegrova dhe Lois Openda, drejtori i përgjithshëm Damien Comolli sqaroi shumë tema.
TORINO, Itali – Përpara konferencës për shtyp për të prezantuar Zhegrovën dhe Opendan, drejtori i përgjithshëm i Juventusit bëri një vlerësim të tregut të transferimeve që sapo ka përfunduar.
“Ne u përpoqëm të gjenim ekuilibrin e duhur midis situatës financiare dhe ndërtimit të një skuadre veçanërisht konkurruese. Ne tashmë kishim një ekip të fortë, por kërkuam ta forconim më tej atë. Dhe e arritëm këtë qëllim. Ne donim të mbanim shtyllën kurrizore të ekipit, sepse kemi një skuadër shumë konkurruese që nuk ndihej rehat duke shitur lojtarë që do të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen”, shpjegoi Comolli.
Drejtori foli edhe për situatën e Dusan Vlahovic, të cilin e cilësoi si ‘unik për Serie A.
“Ne e ruajtëm forcën tonë bazë dhe donim që kushdo që të vinte të luante një rol kyç në ekip. Mund t’ju them se e përfunduam me sukses afatin kalimtar dhe ndihemi më të fortë. I mbajtëm lojtarët që donim t’i mbanim. Një shembull është Vlahovic , i cili ka aftësi unike për Serie A, siç e ka demonstruar tashmë”, tha ai.
Komenti i fundit ka të bëjë me telefonatën e dyshuar të nxehtë me Al-Khelaifin e PSG-së, e cila u mohua nga vetë drejtori i përgjithshëm i ‘Zonjës së Vjetër’.
“Lexova për diskutime të mundshme që pata me presidentin e PSG-së, por këto janë lajme absolutisht të rreme. Ne nuk folëm, janë të gjitha gënjeshtra. Gjithmonë kam qenë një mbështetës i madh i klubeve të mëdha me të cilat gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer”, tregoi ai.