Pas një viti pritjeje, Netflix ka zbuluar se dokumentari i shumëpërfolur rreth jetës dhe karrierës së Victoria Beckham do të publikohet më 9 tetor. Projekti vjen afër dy vjet pas suksesit të dokumentarit për David Beckham në 2023, dhe pritet të jetë po aq i jashtëzakonshëm.
Victoria Beckham tregoi për revistën 72 Magazine dhe për Bloomberg se ishte pikërisht David ai që e inkurajoi të pranonte këtë përvojë. Ajo u shpreh se nuk ishte e sigurt fillimisht nëse publiku donte ta shihte jetën e saj të përditshme, rolin e saj si themeluese dhe drejtoreshë kreative e dy brendeve, por tani ndihet sa për të treguar çdo pjesë të historisë, përfshirë sfidat e të kaluarës.
Dokumentari premton të heqë dorë nga idealizimet; Beckham paralajmëroi se do të ketë edhe momente emocionale, lot dhe reflektime të sinqerta. “Katër vitet me Spice Girls më definuan si artiste, por sollën edhe paragjykime. Kam punuar pothuajse 20 vjet në modë, dhe tani ndihem e gatshme të flas hapur për gjithçka,” tha ajo.
Filmimi përfshin edhe momente familjare, Victoria ka konfirmuar se ka pjesë pamjesh me Davidin dhe fëmijët, edhe pse mund të mos përfshihen të gjitha në versionin përfundimtar. David shprehu mbështetjen në Instagram, duke thënë: “Jam krenar për ty” ndërkohë që mezi pret ta shohë.
Dokumentari pritet të zbërthejë udhëtimin e Victorias nga ikona e popit drejt emrit të fuqishëm të modës, duke ofruar një pamje të plotë, njerëzore dhe të pakompromentuar të asaj që qëndron pas imazhit dhe markës Beckham.