Gazetarët merren vetëm me Manastirliun, ndërsa Belinda Balluku largohet si hije pas Asamblesë së PS . Në përfundim të mbledhjes, vëmendja e mediave ishte e përqendruar tek ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ndaloi për një prononcim , e cila u shpall si kandidate për kryetare bashkie nga kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë.
Pas shpalljes së Ogerta Manastirliut si kandidate për kryetare bashkie, vëmendja e mediave dhe publikut është përqendruar tek ajo. Ndërkohë, Belinda Balluku, e cila mban pozicionin e zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë , nuk mori postin e shumëpritur për kryetare bashkie, siç ishte përfolur gjatë kohës së fundit.
Ndryshe nga ajo, zv kryeministrja Belinda Balluku u largua pa dhënë asnjë deklaratë për mediat, duke kaluar thuajse e pavërejtur nga prania e gazetarëve .




