FLASH :

Do të drejtojë ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu: Mirënjohës dhe përgjegjësi e madhe

Toni Gogu, i cili do të mbajë postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i vetmi nga radhët e deputetëve që nuk mund të siguronin dot një tjetër mandat, tha për mediat se ndihet mirënjohës.

”Mirënjohës ndaj kryetarit të partisë dhe Asamblesë. Përgjegjësi e madhe sidomos në këtë kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit të ekzekutivit me parlamentin. Për shkarkimin e zyrtarëve të caktuar ishte vendim i asamblesë. I privilegjuar që ka marrë një detyrë”, tha shkurt ai për mediat.

Gogu do të zëvendësojë Taulant Ballën, i cili do të bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.