FLASH :

Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar (Emrat)

Edi Rama ka vendosur që Belinda Balluku të vazhdojë të jetë zëvendësja e tij, duke mbajtur sërish drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kujtojmë se Balluku është akuzuar për disa nga aferat më të mëdha korruptive dhe financiare në historinë e qeverisjes shqiptare.

Ndërkohë në krye të Ministrisë së Brendshme do jetë një grua. Në krye të këtij dikasteri do jetë Albana Koçiu.

Kjo e fundit drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë deri tani.

Ndërkohë Elisa Spiropali do jetë në krye të diplomacisë.

LISTA

Zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: Belinda Balluku

Ministre e Brendshme: Albana Koçiu

Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme: Elisa Spiropali

Ministër për Financat: Petrit Malaj

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqëisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Majlinda Dhuka – Kryenegociatorja e Shqipërisë

Adea Pirdeni  – Zv/Kryenegociatorja e Shqipërisë

Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin