FLASH :

Rama propozon Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit dhe deputeten Spahiu për nënkryetare! Balla rikthehet si kryetar i grupit parlamentar i PS

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama propozoi Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë post Elisa Spiropalin, në legjislaturën e re që nis të premten.

Deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiun, e propozoi për nënkryetare të parlamentit, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e lëvizur nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Kreu i qeverisë propozoi edhe ndryshimin e komisioneve të përhershme parlamentare. 7 prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita.