Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku një 82-vjeçar është rrëzuar në rrugë.
Dyshohet se i moshuari ka patur probleme shëndetësore. Gjatë transportimit me autoambulancë drejt spitalit, ai ka humbur jetën.
Vijon puna për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës të 82-vjeçarit.
Njoftim i Policisë:
Laç/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, është rrëzuar në rrugë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore, shtetasi Gj. M., rreth 82 vjeç. Gjatë transportimit me autoambulancë drejt spitalit, ai ka humbur jetën.
Vijon puna për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.