Dy shtetas janë proceduar nga Policia e Gjirokastrës pasi shisnin produkte të kontrabanduara në subjektet e tyre , të papajisura me fatura blerjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. N., D. B. dhe A. M., pasi nga kontrollet në subjektet e tyre, u konstatua se shisnin produkte të dyshuara të kontrabanduara, të papajisura me fatura blerjeje. Produktet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.