Duket se Justin Bieber ndjehet më i qetë se kurrë me veten. Këngëtari i njohur 31-vjeçar të mërkurën publikoi në Instagram një seri fotografish dhe videosh ku shihej duke vozitur një Segway, i veshur vetëm me të brendshme. Ai ndau imazhe nga rruga me zhavorr, në mes të ditës, ku shfaqej vetëm me të bardhat.
Në çdo fotografi ku i shihej fytyra, Bieber buzëqeshte dhe dukej i lumtur. Krahas postimit nuk shkroi asgjë, por shtoi këngën e tij të re “Speed Demon” nga albumi “SWAG II”, i publikuar fundjavën e kaluar. Vetëm brenda tetë orësh, publikimi i tij arriti mbi një milion pëlqime.
Më vonë, ai vazhdoi të ndajë edhe aventura të tjera në natyrë duke vozitur jet-ski, buggy dhe kajak këtë herë i veshur. Në të gjitha postimet, Bieber shihet duke qeshur, gjë që u vu re edhe nga fansat. “E dua ta shoh të lumtur dhe gjithmonë të buzëqeshur”, kanë shkruar disa prej tyre.
