FLASH :

Ngjarje e rëndë në Durrës: Ndërron jetë 44-vjeçari pasi ra në kontakt me korentin ,bizneset kishin njoftuar rrezikun por askush s’reagoi

Shënohet viktima e parë e vjeshtës. Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri. Viktima është Fatbardh Kaloshi, 44 vjeç, baba i 3 fëmijëve.

Biznese pranë zonës shprehen, po jo për mikrofonin, se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbarte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.

Prej të paktën një ore, viktima në rrugë në pritje të kryerjes së procedurave. Policia ka vendosur shiritat kufizues në vendin e ngjarjes.