FLASH :

Masakra në Shkodër , ja pamjet kur Ragip Gila mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Mbërrin në gjykatën e shkallës së parë autori i dyshuar i vrasjes në Shkodër Ragip Gila.

Sot pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj Gilës, i cili vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë. Ragip Gila është i dyshuar për vrasjen e Armando Palit, Liridon Krajës dhe plagosjes së Erogen Vaso dhe Meri Kacerri.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Gjyqtare në këtë masë sigurie është Ermira Dedja ndërsa prokuror Pjerin Çukaj.

Sipas hetimeve paraprake, Gila akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Kraja alias Lushi, si dhe për plagosjen e rëndë të Erogen Vasos Brajoviç dhe Meri Kacerit, kamariere e lokalit, gjatë një atentati që ndodhi më 8 Shtator në qendër të qytetit të Shkodrës.

Autori i dyshuar i masakrës, Ragip Gila u vendos në pranga disa minuta pas ngjarjes së rëndë në tentativë për t’u arratisur.

28 vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.