Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25.
Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë dhe lagje të përmbyten. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”.
Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.ujërat e mbledhura në rrugë vijojnë të jenë të pranishme.
Po ashtu, edhe në Durrës pati reshje të dendura shiu disa orë radhazi. Ka prani uji në zonën tashmë të zakonshme te kryqëzimi i rrugëve që të dërgon të kompleksi i shkollave të mesme si dhe te Shëtitorja ” Taulantia” apo ndryshe rruga që të drejtion te Currilat.