FLASH :

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Ramës në Vlorë

Kryebashkiaku socialist i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen.

Sipas raportimeve në media, Kryetari i Bashkisë Vlorë është dorëhequr mbrëmjen e sotme.

Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023. 

Arsyet e dorëheqjes së tij nuk dihen ende. 

Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.