“Do ta them troç: ky është një përshkallëzim i situatës, sepse numri i dronëve që hyjnë në territoret e vendeve të NATO-s po rritet dhe ka të ngjarë të vazhdojë të rritet”, tha sot Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Sakaliene, duke komentuar në Parlament mbi rrëzimin e dronëve rusë në Poloni.
Të gjitha vendet e NATO-s duhet të pohojnë me vendosmëri se mbrojtja e kufirit lindor të Aleancës është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë anëtarëve të saj: NATO si një e tërë ka detyrën të mbrojë veten duke fituar së bashku aftësi shtesë mbrojtëse që vendet individuale nuk mund t’i përballojnë”, shtoi Sakaliene.