FLASH :

Aksidentoi në Fier fëmijën 4 vjeç, arrestohet 58-vjeçari! I mituri ndodhet jashtë rreziku për jetën

Irakli Kuka u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa fëmija i aksidentuar ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Irakli Kuka 58 vjeç është arrestuar nga Policia e Fierit pasi diën e djeshme aksidentoi me makinë një 4-vjeçar në fshatin Marinëz.

58-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sakaq, i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Babai i 4-vjeçarit, ditën e djeshme në polici deklaroi se fëmija i shpëtoi nga dora e më pas u përplas nga automjeti.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.