Autoritetet vendase i bëjnë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë policinë nëse kanë informacion për vendndodhjen e autorit të dyshuar të vrasjes.
- Email: avisderecherche@police.belgium.eu
- Numri telefonit pa pagesë: 0800.30.300
Mediat belge raportojnë se policia belge ka lëshuar një urdhër të tretë kërkimi në kuadër të hetimeve për vrasjen e Agustin Kazës, ngjarje e ndodhur më 28 prill 2024, në lagjen Schaerbeek të Brukselit.
Viktima, Augustin Kaza, 44 vjeç, u qëllua për vdekje në tarracën e një kafeneje, në një krim që tronditi opinionin publik.
Zyra e prokurorit publik të Brukselit ka publikuar deri tani tre njoftime zyrtare kërkimi, për tre persona të ndryshëm, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.
Kujtojmë se Kaza, 44 vjeç u qëllua me armë zjarri më datë 28 prill 2024 në tarracën e një kafeneje në komunën e Schaarbeek në Bruksel. Agustin Kaza ka qenë në tarracën e një kafeneje duke pirë, kur autori i maskuar ka kaluar pranë tij.
Kush është Agustin Kaza?
Ka dyshime se atentati ndaj tij ka ndodhur për shkak të hakmarrjes. Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, dënuar për vrasjen e dy vëllezërve më datë 3 korrik 1997 në Mirditë.
Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dodë dhe Agustin Gjini, që dyshohet se ia kishin vrarë vëllanë. Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në Shqipëri në dhjetor të vitit 2017.
Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve
Më datë 7 janar 1994 Rrësheni u trondit nga vrasja e shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i kohës raportonte se vrasja ka ndodhur, pasi shefi i krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.
Por, tre ditë më vonë, pa u arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në Laç, vëllai i komisarit mori hak, duke vrarë dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së 3 korrikut 1997. Dëshmitarët kanë thënë se në atentat kanë marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata në Kurbin e shpalli fajtor në mungesë Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg.