Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona të dyshuar për konsumimin e veprave të ndryshe penale, kryesisht vjedhje, kultivim të lëndëve narkotiek si dhe largim i të burgosurit nga vendi i qëdrimit.
Tre persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit.
Një 45-vjeçar i identifikuar si Batjar Hasanbashaj ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Drenovë.
47-vjeçari Fatmir Kuqo, banues në fshatin Vidhishtë, u arrestua pasi ishte dënuar nga gjykata me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Sakaq, në pranga ka rënë dhe një 17-vjeçar, për të cilin Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.