Humbja 0-5 nga Anglia ka bërë që tifozët serbë të përleshen mes tyre në Beograd. Nuk kanë munguar as përleshjet mes dy palëve, ndërsa ka disa të lënduar.
BEOGRAD, Serbi – Për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Serbia u mposht thellë 0-5 në Beograd nga Anglia. Dueli nuk ishte i qetë para, gjatë dhe pas 90 minutave në stadiumin ‘Rajko Mitic’.
Para duelit, afro 20 huliganë nga dy palët janë përleshur në rrugët e Beogradit, me disa të lënduar, por pa rrezik për jetën. Ndërkohë që skenat më të pabesueshme janë parë në fund të sfidës brenda stadiumit.
Disa mbështetës të presidentit Aleksandër Vucic janë përleshur brenda stadiumit me tifozët që po këndonin në kor kundër tij. U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, teksa prej muajsh Serbia është përfshirë në një klimë të egër politike me protesta masive kundër Vucic, rebelim që u pa edhe në stadium.
Sa për kronikë, Anglia fitoi 0-5 me gola të Kane, Madueke, Konsa, Guehi dhe Rashford. Këto skuadra bëjnë pjesë në grupin ku luan edhe kombëtarja shqiptare. Ndeshja e radhës për Shqipërinë është pikërisht kundër Serbisë në Beograd më 11 tetor, teksa pritet që UEFA dhe FIFA të marrin masa për këto sjellje të pahijshme të serbëve në sport