Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë.
“Moska gjithmonë i shtyn kufijtë e asaj që është e mundur dhe nëse nuk has në një reagim të fortë, ajo mbetet në nivelin e ri të përshkallëzimit”, u shpreh Zelensky, duke shtuar se bëri një tjetër hap përshkallëzues.
“Sot pati një hap tjetër të përshkallëzimit, dronët ruso-iranianë operuan në hapësirën ajrore të Polonisë, në hapësirën ajrore të NATO-s. Nuk ishte vetëm një që mund të quhej aksident, por të paktën tetë dronë sulmues të drejtuar drejt Polonisë.”, shtoi ai.