Tiranë – Një zhvillim i paprecedentë ka ndodhur sot në stadium: Tifozët Kuqezi (TKZ) kanë vendosur të bojkotojnë mbështetjen për kombëtaren shqiptare.
Nga të dy krahët e fushës, pas portave, tribunat janë lënë bosh në shenjë proteste nga grupimi më i madh i tifozëve shqiptarë. Ky veprim ka rënë në sy menjëherë, pasi zakonisht këto sektorë janë zemra e atmosferës së zjarrtë në ndeshjet e kombëtares.
Arsyet e bojkotit lidhen me pakënaqësitë e shprehura prej kohësh nga TKZ ndaj organizimit të ndeshjeve dhe trajtimit të tifozëve. Deri tani, grupimi nuk ka dhënë një deklaratë të plotë, por burime pranë tij flasin për një vendim të koordinuar që pritet të zgjasë edhe në ndeshjet e ardhshme.
Ky boshllëk në stadium është një mesazh i fortë, duke reflektuar krizën në marrëdhënien mes tifozëve dhe institucioneve të futbollit shqiptar.